“Nuk jam në dijeni”, Rrjepaj dëshmon për “Sterilizimin”: S’më ka ardhur mua shkresa

1 month ago 30

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj la qelinë e paraburgimit këtë të premte për t’u paraqitur në orën 10 në Kuvend, për të dëshmuar për koncesionin e sterlizimit.

Për herë të parë, deputetët morën në pyetje në një komision hetimor një të paraburgosur, pas lejes që Prokuroria e Posaçme dha për Rrjepajn.

Lexo edhe :

Related Posts

Ish-zv.ministri u pyet nëse ka pasur informacion për memon që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu i ka dërguar ministrit të asaj kohe, Ilir Beqaj, ku ngrinte shqetësimin për mos vënien në punë të qendrës së sterilizimit.

Vokshi: Pse nuk filloi puna. Jeni në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu në shkurt 2014, si ish-drejtoreshë i është drejtuar Beqajt me një shkresë ku ka paraqitur gjendjen aktuale të repartit, fotot përkatëse, ku në bazë të asaj çka duket unë besoj që ju jeni në dijeni, janë ambiente moderne të pajisura me aparatura sikurse edhe ju e përcaktoni në memon tuaj, me teknologji avangardë. I ka kërkuar Beqajt pasi ka bërë një përshkrim, ka theksuar qëllimin e punës, ka përshkruar të gjitha zonat, kapacitetin e përurimit. Dhe ju thoni në memo që janë mjaftueshëm për 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale. Jeni në dijeni për ndonjë përgjigje për këtë memo ku shqetësimi është shumë i lartë.

Rrjepaj: Jo s’jam në dijeni.

Vokshi: Ju s’keni parë përgjigje?

Rrjepaj: S’më ka ardhur mua kjo shkresë dhe nuk di nëse është dërguar përgjigje kësaj shkrese. Nuk e kam parë dhe as nuk e kam lexuar në atë kohë, s’më ka ardhur mua.

Në pyetje nga komisioni hetimor do të merren edhe dy anëtarët e komisionit që shpallën fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Ndërsa më 3 tetor do të dëshmojë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është nën hetim nga SPAK për koncesionin e sterilizimit. /vizionplus.tv

Read Entire Article