Shkarkimi i De Rossit, ultrasit e Romës paralajmërojnë protestë

1 month ago 29

Ultrasit e Romës kanë njoftuar se do të organizojnë një protestë kundër vendimit për të shkarkuar trajnerin Daniele De Rossi, duke bojkotuar debutimin e Ivan Juric.

Roma u trondit nga lajmi i papritur që ikona e klubit, De Rossi, u shkarkua, vetëm katër ndeshje pas fillimit të sezonit të ri dhe, vetëm disa javë pasi kishte nënshkruar një zgjatje të re të kontratës deri në qershor 2027.

Ai është zëvendësuar nga ish-trajneri i Torinos dhe Genoas, Juric, i cili pritet të bëjë debutimin e tij në Stadio Olimpico kundër kryesuesve surprizë të Serie A, Udinese këtë fundjavë

Megjithatë, atmosfera do të jetë shumë e ndryshme nga zakonisht, sepse Curva Sud do të jetë bosh të paktën për gjysmën e parë të ndeshjes.

“Ka ardhur momenti që të dëgjohet zëri ynë,” thuhej në një deklaratë nga grupet e ultrasve të Romës.

“Curva Sud fton të gjithë tifozët nga çdo sektor që të marrin pjesë në protestë, e cila do të bëjë që e gjithë Curva Sud të qëndrojë jashtë stadiumit për gjysmën e parë të ndeshjes.”

Edhe pse nuk është një bojkot i plotë, tifozët do të braktisin shkallët për ngrohjen tradicionale para ndeshjes dhe këndimin e himnit të klubit.

Mbetet për t’u parë se sa nga tifozët e tjerë rreth Stadio Olimpico do të bashkohen në protestë dhe do t’i lënë vendet e tyre bosh.

Read Entire Article