I mituri dëmtohet në çerdhe, nëna bën kallëzim në polici

1 month ago 18

Një fëmijë ka mbetur i dëmtuar në ambientet e çerdhes ku qëndron në Durrës. Ka qenë nëna e tij ajo që ka bërë kallëzim në polici, pasi pretendon se e gjitha ka ndodhur nga pakujdesia e edukatores.

“U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja Xh. K., se fëmija i saj është dëmtuar në ambientet e çerdhes ku qëndron, nga pakujdesia e edukatores. Nga verifikimet e kryera dyshohet se fëmija është dëmtuar lehtë gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë, në ambientet e çerdhes”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article