25-vjeçari polak rrezikon të mbytet në liqenin artificial, dërgohet me urgjencë në spital

4 months ago 21
Reklamë

Një i ri polak ka rrezikuar të mbytet ditën e sotme në Liqenin Artificial në Tiranë. Fatmirësisht ka mundur të shpëtohet dhe është dërguar menjëherë në spital pëq rndihmë mjëksore.

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Entire Article