Dosja “Babalja”, mbrojtja e të pandehurve: Thërrisni të dëshmojnë edhe Rama me Ballën

1 month ago 33

Këtë të premte po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj demokratit, Ervin Salianji, lidhur me dosjen “Babalja”. Mbrojtja e të pandehurve ka kërkuar që trupa gjykuese të marrë në pyetje edhe kryeministrin Edi Rama, Taulant Ballën, Fatmir Xhafaj dhe Përparim Kullurin.

“Kërkojmë rrëzimin e vendimeve të ndërmjetme që nuk lejoi marrjen e dëshmive.  Kërkojmë thirrjen e të gjithë dëshmitarëve, ku përfshihen: Edi Rama, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Perparim Kulluri, Ardi Veliu, Erion Braçe, Eduard Shalsi”, deklaroi mbrojtja.

Lexo edhe :

Related Posts

Po ashtu, u kërkua riçelja e shqyrtimit gjyqësor.

“Na u refuzua nga shkalla e parë, pyetja e një sërë dëshmitarësh të rëndësishëm”, theksoi mbrojtja.

Sipas mbrojtjes, Perparim Kulluri, Ardi Veliu për deshminë e tij , Andi Enesi, Sokol Xhani, duhet të dëshmojnë pasi kanë kryer veprime aktive./vizionplus.tv

Read Entire Article