Rrjepaj dëshmon në Komisionin Hetimor, jep shpjegime për koncesionet në shëndetësi

1 month ago 25

Ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj po dëshmon para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me koncesionet në shëndetësi.

Ai është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me koncensionin e sterilizimit. Prokuroria Speciale ka lejuar që Rrjepaj të japë dëshminë para Komisionit Hetimor, ndërkohë që nuk ka ende një përgjigje për kërkesën e Komisionit Hetimor lidhur me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj, edhe ky nën akuzë nga SPAK.

Gjatë dëshmisë së tij Rrjepaj tha se janë një sërë elementësh që përbëjnë projektin, që quhet rëndom sterilizimi, ndërsa ka dhënë detaje lidhur me të gjithë procesin.

“Sterilizimi është vetëm një komponent nga i gjithë procesi”, tha Rrjepaj.

Kujtojmë që ish-zv.ministri i Shëndetësisë ka drejtuar dy komisione për koncensionet e Check Up dhe Sterilizimit.

Më tej ai shtoi se detyrën për të drejtuar komisionin për procedurat koncensionare për Sterilizimin e ka marrë në gusht 2014.
Rrjepaj tha se nga 2009 deri në 2012 ka qenë shef i kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, ndërsa më pas ka qenë zv.ministër i Shëndetësisë.

“Jam në dijeni të masterplanit të QSUT të përgatitur nga një kompani gjermane, Top Consult”, tha Rrjepaj, i cili pohoi se ka pasur një investim në repartin qendror të sterilizimit, por nuk pati një dorëzim me “çelësa në dorë” për projektin, duke përfshirë të gjithë komponentët.

Për centralin e sterilizimit, Rrjepaj tha se pjesa e investimit për pajisje teknologjike ishte 0.8 mln euro, ndërsa përsa i takon infrastrukturës ishte rreth 0.6 mln euro. /vizionplus.tv

Read Entire Article