“3 kukulla u zëvendësuan me anonimë”, Meta: Me emërimin e Vëngut Rama synon të zbusë marrëdhëniet me Athinën

1 month ago 34
Reklamë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi ndryshimet në qeverinë Rama duke theksuar se nuk përfaqësojnë asgjë më shumë se zëvendësimin e 3 kukullave politike me 3 kukulla anonime. Sipas Ilir Metës lëvizjet që kryeministri Edi Rama shpalli dje nuk sjellin asnjë risi në filozofinë qeverisëse

“Lëvizjet e befta në tre ministritë më të rëndësishme, të Financave, të Brendshme dhe të Mbrojtjes, nuk sjellin asnjë risi, as ulje taksash, as rritje pagash dhe pensionesh, as hapje të vendeve të reja të punës, as më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, as dhënien fund të korrupsionit, as luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, as forcimit të rendit dhe sigurisë publike”, tha Meta.

Meta analizoi një nga emrat e rinj të ministrave duke sulmuar më ashpër ministrin e ri të mbrojtjes Pirro Vengu i cili ka edhe nënshtësinë greke

“Pyetja që shtrohet është a vazhdon kandidati për ministër i Mbrojtjes të jetë shtetas grek dhe të ketë detyrimet e tij ligjore ndaj këtij shteti? Përgjigjja është thelbësore për vetë implikimin dhe rolin që ka Ministria e Mbrojtjes në çështjen e pazgjidhur të kufirit detar me Greqinë dhe ku një ministër i mundshëm, nënshtetas grek, mund të luajë një rol jo në favor të interesave të shtetit shqiptar. Ndoshta është kjo arsyeja pse Edi Rama, ky shitës kufijsh territorial, e ka propozuar këtë emër për ministër të Mbrojtjes, përveçse synon të zbusë reagime të mundshme kundër përgatitjes së tij të provuar me fakte për grabitjen e Bashkisë së Himarës”, tha ai.

Meta ka deklaruar se dy ministrat e tjerë ai i brendshëm dhe ai i financave janë dy njerëz të panjohur edhe për vete kryesine e Partisë Socialiste. Ndërkohë që ka kritikuar emërimin e Elisa Spiropalit në krye të kuvendit si asgjësim të parlamentit. Sipas Ilir Metës, vetëm largimi i kryeministrit Edi Rama është zgjidhja për të përmirësuar qeverisjen dhe mirëqenien e qytetarëve. /vizionplus.tv

Read Entire Article