Tre të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi dyshohet se kanë goditur një automjet.
Sipas policisë, tre personat, të moshave 27, 30 dhe 31 vjeç, kanë kanosur për motive të dobëta një 49 vjeçar, i kanë goditur automjetin dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri.
Për pasojë, kanë shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar. Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka të plasgosur./vizionplus.tv/