“300 euro takimi”, goditet rrjeti i prostitucionit për meshkuj në Tiranë, arrestohet tutori nga Venezuela

4 months ago 26
Reklamë

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se është vënë në pranga 1 shtetas nga Venezuela, organizator i rrjetit të prostitucionit, i identifikuar me emrin Guzman Gil Raibel Joisquel.

Gjithashtu në pranga ka rënë një 1 shtetas tjetër i huaj, ndërsa është proceduar penalisht një 19-vjeçar Daniele De Carli. Këta të fundit që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.

“DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Guzman Gil Raibel Joisquel shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./vizionplus.tv/

Read Entire Article