Duke nisur nga maji dhe për tre muaj të tjerë me radhë, 300 qytetarëve të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme në Tiranë, Dibër dhe Përmet do t’u kalohen nga 10 mijë lekë në llogari, për t’i shpenzuar më pas ato për blerje.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku së bashku me ministren Delina Ibrahimaj deklaruan nga Dibra se ky është një projekt pilot i iniciuar nga qeveria për të nxitur pagesat e shpejta elektronike dhe shpjeguan si do të funksionojë kjo nismë.
“Do të kalojnë në llogaritë tuaja bankare. Do të transferophen në apliklacione dhe do të shkoni të paguani me telefonin tuaj elektronikisht për produktet që do të konsumoni. Duam të pilotojmë këtë program për të kuptuar çfarë vështirësish mund të ketë në përdorimin e alikacioneve, në transferimin e parave, çfarë vështirësish mund të kenë edhe bizneset”, tha Ibrahimaj.
“Do vijë një moment që nuk do të ketë më para cash në qarkullim, gjihçka do të jetë te karta. Duke qenë se synojmë anëtarësimin, duhet të përgatisim veten për të qenë në të njëjtin hap me vendet e tjera të anëtarësuara. Duhet t’i përdorni në mënyrën e duhur dhe të përdoren në të gjitha njësitë, duhet të tesojmë çdo biznes”, tha Balluku.
Qeveria synon që përmes kësaj iniciative me vlerë 12 milionë lekë të reduktojë përdorimin e parasë cash dhe të luftojë informalitetin./vizionplus.tv