31-vjeçarja në Korçë helmon veten me pesticid

6 months ago 17
Reklamë

Një 31-vjeçare është helmuar duke konsumuar një sasi pesticidi. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Korçës më datë 9 shkurt, ditën e shtunë.

Blutë e Korçës bëjnë me dije se e reja ka konsumuar pesticid në banesën e saj. Pas mjekimit në spitalin e Korçës, 31-vjeçarja u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Sakaq policia nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me shkakun që çoi 31-vjeçaren në aktin ekstrem

“Më datë 09.03.2024, një 31-vjeçare, banuese në Korçë, ka konsumuar një sasi pesticidi, në banesë. Pas mjekimit në spitalin e Korçës, kjo shtetase u dërgua në Tiranë, për mjekim të specializuar.”, njofton policia e Korçës./vizionplus.tv/

Read Entire Article