Një 37-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta babanë e tij.
Njoftimi policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Berat , Komisariati i Policisë Berat:
-arrestoi në flagrancë shtetasin E. O., 37 vjeç, banues në Berat, pasi ka goditur me send të fortë, babanë e tij;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 59 vjeç.
Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 33 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 64 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të metejshme./vizionplus.tv/