Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec. Gazetari Tonin Frroku bën me dije se 4 veta të maskuar kanë plagosur me thikë një të ri me iniciale A.O në Buçimas.
Autorët, identifikimi i të cilëve ende nuk është bërë i mundur, kanë qenë me një makinë tip “Volkswagen” pa targa, kur kanë sulmuar me thikë të riun.
Ky i fundit, aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve./vizionplus.tv