42-vjeçari falsifikon firmën për të vjedhur një makinë në Berat

6 months ago 22
Reklamë

Një 42-vjeçar në Berat ka falsifikuar firmën e një shtetasi për t’i marrë atij automjetin.

Për rrjedhojë Policia e Beratit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë të 42-vjeçarit me iniciale E.B.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetasi, për t’i marrë atij automjetin”, njoftoi më herët Policia e Beratit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Read Entire Article