700 nxënës me shkollë të re, Veliaj: Janë ndërtuar më shumë shkolla që nga koha e Pavarësisë

1 week ago 25
Reklamë

Viti i ri shkollor ka nisur me një godinë të re për rreth 700 nxënës të shkollës Avni Rustemi në njësinë numër 10. Shkolla nga sot është me kushte tërësish bashkohore.

“Edhe pse unë e besoj fort se mësuesit janë thelbi, kur vjen në një mjedis të mirë, të pastër, të ndriçuar, me kushte moderne, sigurisht që puna e mësuesit bëhet më e lehtë, por edhe nxënësit vijnë me më shumë kënaqësi në shkollë. Këtë javë do të hapim një seri shkollash të reja, si “Musine Kokalari”, e cila u ribë nga e para pas tërmetit, duke iu shtuar një buqete të madhe shkollash në Kombinat, bashkë me “Betim Muçon” dhe “Lasgush Poradecin”. Do të hapim edhe “Xhezmi Dellin” në zemër të Tiranës së vjetër. Ashtu si “Avni Rustemi”, edhe ajo shkollë ka dalë një bizhu”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, në total numri i shkollave të reja arrin në 45, ndërsa pretmoi se do të nisë puna edhe për objekte të reja në disa zona të kryeqytetit

“Përveç 5 shkollave të reja që hapim këtë vit, shkojmë në 45 shkolla në total. Janë ndërtuar më shumë shkolla që nga koha e Pavarësisë, që nga koha e shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Do vazhdojmë me këtë mision! Shumë shpejt do nisim ndërtimin e shkollave të reja te Unaza e Madhe, te lagjja ‘Rilindja’, te Liqeni i Thatë, te Parku Olimpik dhe në Sauk. Kjo buqetë e re, me 10 shkolla për vitin tjetër, praktikisht do ta mbajë ritmin e rritjes së Tiranës”, tha kryebashkiaku.

Shkolla “Avni Rustemi” ka edhe 2 klasa parashkollore, Ajo është e pajisur me laboratorë dhe 25 klasa mësimore./vizionplus.tv

Read Entire Article