A do të drejtohet Himara nga një administrator? Edi Rama flet për “Vizion Plus”

8 months ago 39
Reklamë

Kreyministri i vendit Edi Rama i është përgjigjur Vizion Plus gjatë konferencës së fundvitit të mbajtur sot në ambientet e kryeministrisë.

I pyetur nga gazetarja Enkelejda Mema se çfarë do të ndodhë me bashkinë e Himarës dhe a do të drejtohet nga një administrator që ka pëlqimin e Ramës dhe palës greke, Rama tha se do të presin vedimin e formës së prerë për kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.

Rama: Sa i përket konferencës ndërqeveritare ne jemi në proces dhe është çështje thjehst e formalizimit të një date për mbledhjen e konferencës. Ai proces që dihet, njihet, lidhur me një çështje për të cilën kam folur dhe s’kam asgjë për të shtuar, Gjykata ka dhënë një vendim. Ne s’kemi pasur asnjë të drejtë, mundësi, që të mundësojmë betimin si kryebashkiak dhe të një njeriu të kapur në flagrancë dhe të akuzuar për blerje votash. Vendimi i Gjykatës është i shkallës së parë dhe ne duhet të presim vedimin e formës së prerë dhe pastaj të shikojmë se si do të operojmë pas atij vendimi. Mua nuk më emocionojnë datat lidhur me procesin e integrimit, por më emocionion ajo që bëjmë ne. Ne arritëm të shkëlqejmë në procesin e skanimit sepse ishim shumë të përgatitur.

Rama ndau edhe mendimin e tij se kush është njeriu i vitit pozitivisht dhe negativisht. Njeriu i vitit është trajneri i kombëtares, ndërsa për sa i përket personit negavit, Rama tha se nuk e njeh.

Rama: Njeriu i vitit është Sylvinho dhe nga ana tjetër, besoj që është fat dhe privilegj të jesh në këtë detyrë dhe ta kesh parë dy herë Kombëtaren të shkojë në Evropian.

Besoj që pa asnjë diksutim ajo që ka bërë tjarneti i ekipit tonë Kombëtar me stafin e tij është gjëja më e bukur që ka ndodhur këtë vit. Kurse njeriu më i keq i vitit, nuk e njoh.

Read Entire Article