A i prish punë PD-së krijimi i partive të reja nga Basha, Alibeaj dhe Shehaj? Përgjigjet Baçi

1 week ago 25
Reklamë

PD, aksioni opozitar dhe gara zgjedhore, këto kanë qenë disa nga pikat e diskutuara në “Quo Vadis” të modratores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se sa e vështirëson aksionin e PD për të ardhur në pushtet, krijimi i partive të reja opozita nga ish PD-istët Basha, Alibeaj dhe Shehaj, deputeti Luan Baçi tha se kjo i prish punë, megjithatë pret që disa prej tyre të reflektojnë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Parti Shehaj, parti Alibeaj, parti Basha, a e vështirëson punën e PD kjo?

Baçi: Patjetër që e vështirëson, edhe këta kanë dalë nga PD. Mirë është e vështirë të bësh, por të prishësh punë të gjithë prishin. Kam bindjen se gjatë kohës do të reflektojnë të gjithë këta. Si Basha, si Alibeja nga PD janë bërë politikanë. Nuk besoj unë se ata vërtetë besojnë se me partitë që do të krijojnë do dalin. Besoj se do të duhet të reflektojnë. Kam besimin se PD ka rezerva të përballet me mazhorancën edhe pse do të dalin këto parti. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article