Berisha shton akuzat ndaj SPAK dhe nxjerr dokumentin: Po u tregoj se çfarë fshehin prokurorët dhe ndikimi i Ramës tek “Partizani”

2 days ago 24
Reklamë

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë sërish në dalje për media, për të folur për akuzat që janë ngritur nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, për të cilën ai dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë në arrest shtëpie.

Berisha ka akuzuar sërish prokurorët e çështjes Arben Kraja dhe Enkjeleda Minollai se me urdhra nga Edi Rama po marrin vendime të gabuara. Nën akuzën e Berishës ishte edhe kryeprokurori Altin Dumani.

Berisha tha se prokurorët e SPAK po fshehin një dokument zyrtar, që vërteton se në vitin 2006, me vendim të Edi Ramës, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës ka dhënë vendimin që ish klubi Partizani të kthehej nga zonë sportive në zonë banimi.

Berisha shtoi se ka qenë ndikimi i Ramës në KKRT që lejoi ndërtimet në këtë zonë.

Çfarë fshehin këto qenie për vitin 2006?

Ata fshehin dokumentin zyrtar që kanë në dosje me të cilin del se jo Berisha por është Edi Rama ai që ndryshoi destinacionin e zonës, nga zonë sportive në zonë banimi, në datën 8.6.2006.

Ky është vendimi i KRRT me firmën e Edi Ramës që SKAP e paraqet si vendim të Berishës.

Fshehin dokumentin zyrtar që fakton se ky ndryshim ishte vendosur në vitin 2006 me vendim të këshillit teknik të KKRT që përbëhej nga drejtorët e Edi Ramës. Ai është marrë pa asnjë kërkesë të pronarëve të tokës dhe institucioneve që mbanin në inventarin e tyre klubin “Partizani”. Ky vendim është marrë 10 ditë para se pronarët e tokës duhet të lidhnin kontratë me kompaninë e ndërtimit. Mbi bazën e këtij ndryshimi të destinacionit, Rama përcaktonte se çfarë hynte në rendin e ditës në KKRT”, tha Berisha./vizionplus.tv

Read Entire Article