“Listat” sërish në Kushtetuese, dy parti të vogla kërkojnë në gjykatë hapjen e plotë

2 days ago 20
Reklamë

Nisma “Thurje” dhe lëvizja “Shqiperia Bëhet” kanë goditur në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke kërkuar hapjen e plotë të listes së kandidatëve për deputet.

Sipas tyre mbyllja e 1/3 së listës, bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit.

“Edi Rama dhe Sali Berisha mendojnë se vetëm ata të dy  e kanë të drejtën të zgjedhin deputetët, ne mendojmë se kjo është e drejtë e shqiptarëve, përmes listave të hapura. Ata s’mund të na imponojnë ne që të hyjmë në zgjedhje me listat e mbyllura”, tha Endri Shabani, nga Nisma “Thurje”.

Pak javë më parë në Gjykatën Kushtetuese shkuan edhe Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi, të cilët kërkuan gjithashtu hapjen e plotë të listës së kandidatëve për deputet. /vizionplus.tv

Read Entire Article