Që prej ditës së premte, Valeri është larguar nga “Ferma VIP” pas humbjes së sfidës me Buçkon.
Pas daljes nga ferma, Valeri ndodhet i vetmi në një ishull, për të cilin do vendosë publiku nëse do e kthejnë tek fermerët apo do e lënë të vetëm në ishull.
Por edhe pse një pjesë e fermerëve si Flori dhe Mariana kanë pasur përplasje me Valerin, ata sërish e kanë ndjerë mungesën e tij.
Edhe Elsa dhe Renisi kanë shprehur të njëjtën ndjesi.
“I ka munguar shumë shtëpisë”, tha Elsa.
“Valeri si person më ka munguar pak, por loja e tij jo”, u shpreh Renisi.
“Unë e kam shprehur që më pëlqente si personazh dhe përveçse më ka munguar si njeri, edhe në fermë është ndjerë mungesa e tij. Në punë ishte shumë i zoti”, deklaroi Gloria.
“Më ka munguar shumë. Ne jemi njerëz dhe debate do bëhen”, shtoi Mariana.
“Lojës nuk i dihet fundi. Për sa kohë jemi brenda një loje do i luajmë të gjitha kartat”, tha Flori.