A ka të drejtë Trump për imunitet? Gjykata e Lartë del me vendimin e fundit për ish-presidentin

2 months ago 24
Reklamë

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që ish presidenti Donald Trump të fitojë imunitet dhe të mos ndiqet penalisht për disa nga veprimer që ai ka kryer gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e tij.

Kjo është hera e parë që Gjykata Supreme e SHBA-së deklaron se ish-presidentët mund të mbrohen nga akuzat penale në çdo instancë. Gjashtë gjykatësit konservatorë të Supremes votuan njerëzi, ndërsa tre gjykatësit liberalë kundërshtuan.

Ky vendim u mor pas ankesës së Trumpit ndaj vendimit të gjykatës së një instance më të ulët, e cila e kishte hedhur poshtë pretendimin e tij për imunitet.

Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i vetë Trump, i cili e quan një fitore të Kushtetutës dhe demokracisë.

“Fitore e madhe për Kushtetutën dhe demokracinë tonë. Krenare që jemi amerikan!”, shkruan Trump.

Read Entire Article