Abuzimi me çmimet gjatë sezonit veror, Balla urdhër drejtorive vendore për të monitoruar në terren

2 months ago 21
Reklamë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka kërkuar sektorëve kundër krimit ekonomik të Drejtorive Vendore, në veçanti në zonat bregdetare të zbarkojnë në terren për të monitoruar abuzimet me çmimet dhe evazionin fiskal.

Ky udhëzim vjen  në kuadër të sezonit turistik dhe ka për synim mbrojtjen e turistëve, jo vetëm vendas por edhe të huajt. Burime bëjnë të ditur se në fokus të agjentëve të policisë do jenë, bar-restorantet, hotelet, plazhet private, vendet e parkimeve etj.

Efektivët do të hetojnë rastet e dyshuara për abuzimet me çmimet sidomos në zonat që kanë fluks të madh turistësh. /vizionplus.tv

Read Entire Article