Abuzuan me 400 mijë euro fonde, pezullohen nga detyra 25 policë në Korçë

4 months ago 20

Prokuroria e Korçës ka proceduar penalisht 25 punonjës të Drejtorisë së Policisë Korçë dhe të Drejtorisë së Kufirit e Migracionit. Nga ana tjetër, gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra të këtyre punonjësve.

Sipas prokurorisë së Korçës, punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve dhe shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex.

Hetimi është shtrirë për periudhën 2020-2024 dhe të proceduar rezultojnë veç punonjësve të policisë, edhe drejtues të niveleve të larta. Mësohet se hetimi disa vjeçar është shtrirë në të gjitha pikat doganore të qarkut juglindor në të cilët vepronte shërbimi i Frontex.

Burime pranë prokurorisë thonë se abuzimi financiar deri në këtë fazë të hetimit arrin në vlerën e 400 mijë euro, duke falsifikuar edhe dokumentet financiare.

Bëhet fjalë për abuzime lidhur me dieta dhe udhëtime gjatë kohës që këto policë kanë ardhur nga drejtori të tjera të kufirit me shërbim në drejtorinë kufitare vendore të kufirit dhe migracionit në Korçë.

Police të cilët kanë zgjatur sipas akuzës ditët e qëndrimit në mënyrë fiktive në hotelet ku kanë shkuar me shërbim nga ana e Frontex në kushte kur prokuroria ka dyshime se ata nuk kanë lëvizur nga njëri rreth në tjetrin.

/vizionplus.tv

Read Entire Article