Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka nisur hetimet për shefin e Komisariatit të Lezhës, Agim Hoxha.
Mësohet se një agjente krimesh ka kallëzuar se Hoxha e ka ngacmuar seksualisht.
Sipas pretendimit të agjentes, ngacmimi ka ndodhur para një jave.
Ka qenë vetë efektivja që ka bërë kallëzim.
Dyshohet se shefi i Komisariatit ka qenë në gjendje të dehur./vizionplus.tv