Agron Shehaj krijon “Mundësinë”: Do t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar

5 months ago 37

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj shpalli krijimin e partisë më të re në skenën e politikës shqiptare me emrin “Mundësia”

Në konventën themeluese të kësaj force Agron Shehaj theksoi se “Mundësia” është një parti e djathtë që synon të sjellë risi në politikbërje duke u ndarë nga trashëgimia politike e 3 dekadave të fundit.

“Qëllimi kryesor ti japë mundësi të gjithë jo vetëm një pakice”, deklaroi themelues i partisë “Mundësia”.

Shehaj deklaroi se korrupsioni është problemi kryesor me të cilin përballet sot Shqipëria ndaj prioritet për partinë “Mundësia” është lufta kundër këtij fenomeni

 “Shqipëria do të ketë një ditë një qeveri të pakorruptuar, dhe unë jam I bindur se ne do ti japim Shqipërisë një qeveri të  pakorruptuar”, tha Shehaj

Agron Shehaj u zgjodh si deputet i PD ne vitin 2017 dhe pas humbjes se opozitës ne zgjedhjet e vitit 2021 ai garoi përballë Lulzim Bashës për postin e kryetarit te PD, garë të cilën e humbi. Pas çarjes se PD Shehaj u bashkua me Sali Berishën, por vitin e kaluar ai vendosi të largohej për të krijuar partinë “Mundësia”.

Mandati i tretë i PD në opozitë dhe përplasja e fortë mes liderit historik Sali Berisha dhe Lulzim Bashës është shoqëruar me copëzimin e forcës më të madhe të së djathtë. Deri tani demokratët janë grupuar në 3 forca politike; shumica prej tyre sot udhëhiqen nga Sali Berisha, një pjesë e tyre  nga Lulzim Basha dhe tani edhe Agron Shehaj synon të përfaqësojë në zgjedhjet parlamentare  të  djathtët./vizionplus.tv

Read Entire Article