Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht/ Automjeti përplas motomjetin, plagosen burrë e grua

8 months ago 42
Reklamë

Aksident i rëndë në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet. Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua që ndodheshin në motor. Janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë marrë dëmtime.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

Read Entire Article