Aksident i rëndë në Durrës, “Benzi” me shpejtësi të madhe merr para biçikletën, një makinë dhe një motor

4 months ago 23
Reklamë

Durrës – Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit, pasditen e sotme.

Një automjet i tip “Mercdes Benz”, i cili po udhëtonte me shpejtësi të madhe, ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar më pas në krahun e kundërt të saj.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar  një biçiklist, një tjëtër me motoçikletë si dhe një automjet të parkuar, për tu përplasur më pas me fasadën e një servisi automjetesh.

Për pasoje drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë marë dëmtime duke u dërguar për në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilët kanë rrethuar vendin e aksidentit deri ne përfundim të hetimit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit të automjetit  për shkak të shpejtësisë tej normale të lejuara./vizionplus.tv

Read Entire Article