Një aksident ka ndodhur në Vlorë, në zonën e Lungomares. Një motor ka akisidentuar një kalimtar pranë stacionit të autobusëve .
I plagosur ka mbetur kalimtari, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën mjekësore, teksa nuk dihet ende gjendja e tij.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Në spital është dhe drejtuesi i motorit, ashtu si edhe kalimtari. Mësohet se të dy janë jashtë rezikut për jetën, me dëmtime të lehta. /vizionplus.tv