Aksident me vdekje në Korçë! Makinat bëhen copash, një viktimë dhe katër të plagosur

7 months ago 36
Reklamë

Në aksident rrugor, ku u përfshinë dy mjete, ndodhi këtë mbrëmje në fshatin Belorta në Korçë.

Një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur. Viktima u identifikua si Elvis Mizaku, 36 vjeç, nga fshati Tërovë, ndërsa të lënduarit e tjerë u dërguan në spitalin e Korçës.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Hyundai” dhe një tjetër tip “Volkswagen”. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga Top Channel, përplasja ka qenë e fortë, aq sa një nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës, e shkatërruar tërësisht.

Nuk dihet shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërkohë që pritet zbardhja nga grupi hetimor.

Top Channel

Read Entire Article