Aksident me katër të lënduar është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”.
Sipas policisë rrugore, automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve si dhe dy pasagjerë të cilet ishin në të dy mjetet. Burime nga spitali i Pogradecit bëjnë me dije se katër të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti që duhet thënë se nuk është i pari në këtë segment rrugor. Paraprakisht policia rrugore tha se njëri nga drejtuesit e mjeteve ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara në atë segmet rrugor me levizje të shumta në këtë stinë turistike.
Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv