Aksident në Fier, Range Roveri përplas këmbësorin, 50-vjeçari nderron jete në spital

5 months ago 30
Reklamë

Një aksident rrugor ka ndodhur  mbrëmjën e së mërkurës në Fier, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë.

Një këmbësor 50 vjeç  është goditur nga një automjet tip “ Range Rover” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

Uniformat blu bëjnë me dije se këmbësori  me iniciale D.Gj ndërroi jetë në spital, ndersa shoferi i Rnage Roverit, 20-vjeçari me iniciale B.H është arrestuar.

Njoftimi Policise

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Read Entire Article