Aksident në Fier-Seman, 21-vjeçari humb kontrollin e “BMW”, makina përfundon në kanal

5 months ago 24
Reklamë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur “Ura e Bacinozit”.

Shoferi i një automjeti tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

“Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. 

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat policore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./vizionplus.tv

Read Entire Article