Aksident në Klos, 3 persona përfundojnë në spital

5 months ago 37

Një aksident ka ndodhur rreth orës 14.15, në bypass, Klos, ku shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin ka dalë nga rruga.

Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje. /vizionplus.tv

Read Entire Article