Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, 62-vjeçari përfundon në spital

5 months ago 32
Reklamë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”.

Blutë e Lushnjës bëjnë me dije se automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.al/

Read Entire Article