Aksident në rrugën Tepelenë-Krahës, 20-vjeçari përfundon në spital

6 months ago 19
Reklamë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën Tepelenë-Krahës.

Dy makina janë përplasur sot rreth prës 06:00. Si pasojëe e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi 20-vjeçari i një nga dy makinat e përfshirë në aksident.

Uniformat blu bëjnë me dije se i lënduari po merr ndihmën mjekësore në spital.
“Rreth orës 06:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin T. H., 39 vjeç, banues në Mallakastër dhe automjeti me drejtues shtetasin R. S., 20 vjeç, banues në Sarandë. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi R. S., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital”, njofton Policia./vizionplus.tv/

Read Entire Article