Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Shirokë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Siaps policisë mjeti i drejtuar nga N.K ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur ai dhe djali i tij i mitur.
Të dy janë dërgaur menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi N. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi N. K. dhe djali i tij, 14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.