Aksident tragjik në Krujë, kamioni përplas për vdekje 37-vjeçarin në vendin e punës

7 months ago 8
Reklamë

Një 38-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke punuar në një pikë inertesh në Krujë.

Gazetari i Vizion Plus, Liman Muça, bën me dije se ka humbur jetën 37-vjeçari J.B, i cili është shtypur nga një kamion i tonazhit të rëndë ndërsa ka qenë në punë.

37-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar ngjarjen.

Njoftimi: 

Më datë 14.02.2024, në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh (automjete/mjete pune), shtetasi B. L., duke drejtuar një mjet trajler, ka dëmtuar shtetasin J. B., 37 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.

Shtetasi B. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article