Aksident tragjik në Tepelenë! Humbin jetën katër persona të paidentifikuar, dy ndodhen në spital

6 months ago 39
Reklamë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Tepelenë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete. Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sipas gazetares Kristina Fidhi, dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit që shkaktoi aksidenti nga verifikimet paraprake mendohet se ka qenë rrëshqitja në terren të lagësht, dhe shpejtësia mbi normën.

Top Channel

Read Entire Article