Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, si pasojë e një aksidenti me motor. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Cassia Cimina në Ronciglione.
Veç aksidentit të ndodhur, policia italiane gjeti lëndë narkotike, 15 gram kokainë, të ndara në 22 doza gati për shitje.
Kontrollet u shtrinë dhe më tej në banesën e shqiptarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar sasi të tjera droge dhe 3500 euro cash.
Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. /vizionplus.tv