Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane.
Sipas medieve të huaja, policia ka vënë re 25-vjeçarin teksa ecte në një park në mënyrë të dyshimtë. Menjëherë e ndaluan dhe i gjetën 558 gramë kokainë dhe 100 euro cash.
Gjatë kohës kur policia po i bëntë kontroll, shqiptari ka reaguar me nervozizëm, duke shkaktuar kërkimin që lejoi zbulimin dhe sekuestrimin e lëndës narkotike, e cila me siguri kishte për qëllim furnizimin e tregut të shpërndarjes së drogës në Luginën e Epërme të Tiberit të Toskanës dhe Umbria. /vizionplus.tv