Donald Trump, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se cilët janë dy emrat që nuk do të jenë pjesë e qeverisë së tij.
Ai shkruan se ish-ambasadorja Nikki Haley dhe ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo nuk do t’i bashkohen administratës Trump.
“Unë nuk do të ftoj ish-ambasadoren Nikki Haley dhe ish-sekretarin e shtetit Mike Pompeo për t’iu bashkuar administratës Trump, e cila aktualisht është në ndërtim e sipër. Më ka pëlqyer dhe vlerësuar shumë puna me ta deri më tani dhe do të doja t’i falënderoja për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë. Bëje Amerikën sërish të madhe!”, shkruan Trump në platformën e tij Sociale Truth.