Aksidenti i rëndë në Durrës, humb jetën 50-vjeçari që drejtonte biçikletën

4 months ago 39
Reklamë

Ka humbur jetën 50-vjeçari i cili drejtonte biçikletën dhe u përplas nga një makinë tip “Benz” në Durrës.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 në lagjen 14/1.

Lexo edhe :

Related Posts

Automjeti me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj.

“Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article