Aksion i madh i Policisë në Kosovë, disa të arrestuar! Sekuestrohet municion luftarak, armë dhe makina

6 months ago 12
Reklamë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë vendndodhje të ndryshme të Kosovës.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njofton se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

“Aksioni është zhvilluar në shtatë vendndodhje të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘Pastrim i parave”, thuhet në komunikatë./vizionplus.tv

Read Entire Article