Aksion për pastrimin e Tiranës, Veliaj bashkohet me qytetarët dhe nxënësit

2 months ago 21
Reklamë

Në të gjitha Tiranën është ndërmarë një aksion vullnetar pastrimi. Ndërmarrjet e Bashkisë, vullnetarë nga shkollat e kryeqytetit dhe qytetarë, i janë bashkuar thirrjes për të pastruar njësinë, lagjen apo pallatin e tyre.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj u bë pjesë e këtij aksioni ku nënvizoi se sot Tirana pastrohet 2-3 herë në ditë. Por sipas tij për shkak të rritjes së numrit të turistëve dhe konsumit të lartë, mund të shkojë në një regjim më të shpeshtë.

“Në korrik-gusht fillojnë pushimet, çka do të thotë se shtohet volume i mbetjeve në Tiranë sepse do të shtohen turistët. Nëse shifrat vazhdojnë si ato të fillim vitit dhe ne shkojmë në 14-15 milionë turistë, do të thotë se mesatarisht në Tiranë do të kemi çdo muaj nga 1 milionë qytetarë shtesë, veç rezidentëve. Pra, edhe volumi i pastrimit do të shtohet, por do të na duhet të shtohet edhe volumi i kulturës dhe i pastërtisë që mban secili për vete”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi nga qytetarët që të mbajnë pastër mjedisin ku jetojnë.

“Sot Tirana ka një volum pastrimi 2-3 herë në ditë, por ndoshta do të shkojmë edhe në një regjim më të shpeshtë. Por, nëse dikush nuk pastron as dyqanin apo rrugën e tij, kjo kërkon pak mentalitet. Po të shkosh në shtëpitë e secilit, të gjithë e mbajnë pastër. Do të donim që ajo pastërti të ishte edhe te pragu i shtëpisë. Sot jemi në një moment kur kemi krenari për skuadrën kombëtare dhe themi ‘o sa mirë me qenë shqiptar’, por duhet të themi edhe ‘o sa mirë me qenë të pastër’, sepse pjesë e shqiptarisë dhe e kulturës sonë duhet të jetë patjetër edhe pastërtia. Sot gjesti patriotik është të mbash pastër, duke nisur nga dera jote, oborri yt, nga pragu yt, e pastaj duke ndihmuar me fushata vullnetare, siç po bëjnë të rinjtë e mrekullueshëm të Tiranës sot”, tha Veliaj.

Në Tiranë do të krijohet edhe një ishull ekologjik, në mënyrë që banorët që ndërrojnë mobiljet e tyre shtëpiake, të mos i lënë në mes të rrugës./vizionplus.tv

Read Entire Article