Akuzat për pazare mes PD dhe PS, Bardhi: Jepni dorëheqjen nëse jeni parimorë, ka kolegë me më shumë vota se ju

2 months ago 40

Reforma e re Zgjedhore ka ngjallur debate në Kuvend ditën e sotme, teksa një pjesë e opozitës akuzon PD-në dhe PS-në për Pazar në kurriz të qytetarëve.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi tha se nuk ka garanci se ky do të jetë sistemi më i mirë, por është i vetmi propozim që ka ardhur në Kuvend.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai tha se me kodin e ri, 40 deputetë do të jenë përfaqësues të zgjedhur direct nga qytetarët dhe do të kenë mundësi të diktojnë vendimet qeverisëse.

“Secili prej nesh në qarqet tona ka pasur dputetë poshtë listave që nuk kanë fituar që kanë pasur më shumë vota. Meqenëse jeni kaq parimor, jepni dorëheqjen se ka kolegë që kanë më shumë vota se në në këtë sallë.

A është propozimi që ka ardhu propozimi më i mirë i mundshëm? Ndoshta po, ndoshta jo, këtë nuk e dimë me garanci. Dikush ngrihet e thotë se do t’i caktojë kryetari kandidatët. Ku ka sistem më të pastër se sistemi mazhoritar? A mund të jetë ai sistemi më i mirë? A ka më të mirë se ky? Patjetër. Jepni ide, jepni propozime se në Kuvend ka ardhur vetëm një propozim.

Ne duhet të bëjmë krahasimim me sistemin që kemi sot në fuqi. Tre kolegë kanë ardhur në këtë sallë si pasojë e thyerjes së herësit. 137 të tjerët janë produkt i listave të mbyllura. Me propozimin që kanë bërë kolegët ne shkojmë drejt një formule ku 100 deputetë renditen nga partia politikie që i cakton dhe 40 do kenë mundësi të jenë përfaqësues të qytetarëve në këtë sallë. 40 deputetë të ndarë në partitë përkatëse, është numri i domosdosshëm për të diktuar qeverisjen e vendit.

Unë s’kam parë ndonjëherë që këta të tre që kanë ardhur nga vota parapëlqyese të kenë votuar ndryshe nga partia e tyre. E pra, një model e kemi, do provojmë këtë tjetrin meqenëse numrat janë të tilla për të diktuar qeverisjen e vendit”, tha Bardhi. /vizionplus.tv

Read Entire Article