Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-prefektin e Kukësit

8 months ago 29
Reklamë

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana.

Ai akuzohet për shkelje të barazisë në lidhje me një tender për blerjen e karburantit me vlerë 21.000.0000 lekë, gjatë kohës kur ishte nënkryetar i bashkisë.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 62 akti, datë 29.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim G.Gj., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 133, datë 01.02.2023, verifikuar me vendimin nr. 135, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

  1. Miratimin e vendimit nr. 133, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Miratimin e vendimit nr. 135, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. /vizionplus.tv
Read Entire Article