Akuzohet për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiakja e Libohovës dënohet me 1 vit burg

3 months ago 19
Reklamë

Ish-kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Falë gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj ulet në 8 muaj.

Mandi akuzohet për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

SPAK sekuestroi projektin pas kallëzimit dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë.

Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë territorit shqiptar, ndërsa gjyqi ndaj saj është kryer në mungesë. /vizionplus.tv

Read Entire Article