Alarmohet Napoli, ylli i Gjeorgjisë luajti i dëmtuar me Shqipërinë

2 months ago 23

Gjeorgjia mbrëmë ka arritur të mposhtë Shqipërinë në “Air Albania”, minimalisht me rezultatin 1-0. Ndërkohë, futbollisti i Napolit dhe ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, ka luajtur i lënduar ndaj kombëtares shqiptare.

Kështu ka bërë të ditur vetë trajneri gjeorgjian, Willy Sagnol. Ai pas ndeshjes tha se Khavara mori një goditje në pjesën e parë mirëpo vazhdoi të luajë me dhimbje.

“Kvara luajti me dhimbje pasi mori një goditje gjatë pjesës së parë. Ai dëshironte të luante sa më shumë. Ai është lojtar ekipor.

Na duheshin lëvizje më të shumta në fushë në 15-20 minutat e fundit, dhe e zëvendësuam atë me Zurikon që luajti mirë”, u shpreh Sagnol.

Kjo nuk është shenjë e mirë për Napolin, që në fundjavë luan me Cagliarin, teksa paraqitja e gjeorgjianit vihet në dyshim. Khavara është një ndër lojtarët më të mirë dhe më me ndikim te Napoli.

Read Entire Article