Një valixhe në oborrin e Komunës së Mitrovicës ka ngritur në këmbë autoritetet e Kosovës.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur kontrollin e valixhes.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në valixhe nuk u gjet asnjë gjë e dyshimtë, ndërsa mësohet se pas këtij verifikimi, është bërë e mundur edhe hapja e rrugës për qarkullim.
“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i ështe bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se ne valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar”, tha Zahiti.