Albano dhe Baby G të dashuruar? Fermerët i japin fund dilemës

5 months ago 34

Afrimiteti i Baby G dhe Albanos gjatë këtyre ditëve ka ngritur dyshime nëse mes dy fermerëve po lind një histori dashurie.

Të pyetur nga moderatorja Fjoralba Ponari , dy protagonistët i kanë dhënë fund dilemës, duke mohuar që mes tyre të ketë ndjenja.

Nuk e di pse i kanë kapur skenat kështu. Si e keni bërë montazhin del më ndryshe nga çfarë është. Albano është afër me shumë femra dhe përqafohet. Ndonjë herë bëjmë gallatë me njëri-tjetrit. Është një aktrim i bukur”, tha Baby G.

Nuk ka asnjë ndryshim në raportin tonë. Kemi qenë shok që nga dita e parë dhe vazhdojmë të jemi”, shtoi Albano.

Të pyetur nga opinionistja Armina Mevlani se kur ka nisur afrimiteti mes tyre, ata thanë se kanë qenë shok që prej fillimit, e vazhdojnë të kenë të njëjtin raport.

Në këtë kuadër, Baby G tha se Albano bën komplimenta dhe përqafohet edhe me vajzat e tjera.

Unë e kam parë Albanon që bën komplimenta me vajzat e tjera njësoj si me mua. Është një lojë dhe ngacmimet janë për lojë. Ai është një djalë me humor. Unë jam në një shoë dhe këtu nuk besoj asnjë gjë. Por shaka do vazhdoj të bëj”, tha Baby G.

Ndërsa Albano tha se mes tyre ka një respekt reciprok nga të dy.

“Është një lojë dhe unë e respektoj shumë Gordanën dhe ajo mua”, tha Albano./vizionplus.tv

Read Entire Article